Loading…
Ky bakter që gjendet në lëkurë është vdekjeprurës
  • 21/02/2019 | 15:44

Ky bakter që gjendet në lëkurë është vdekjeprurës

Bakteri “Staphylococcus Epidermidis” gjendet mbi lëkurën e çdo njeriu në botë është potencialisht vdekjeprurës, trasnmeton Gazeta Metro.


Bakteri ështëdhe shkencëtarët kanë identifikuar 61 gene që janë në gjendje ta shndërrojnë nga një mikroorganizëm të parëndësishëm, në një superbakter rezistent ndaj antibiotikëve dhe në gjendje të provokojë infeksione që mund të shkaktojnë vdekjen.

Zbulimi dhe konstatimi është bërë nga universiteti britanik Bath dhe është publikuar në revistën shkencore “Nature Communications”.

Sipas kërkuesve, genet që shkaktojnë sëmundje ndihmojnë bakterin të rritet në qarkullimin e gjakut, i shpëtojnë sistemit imunitar dhe modifikojnë sipërfaqen e qelizave duke bërë të mundur që ky bakter të bëhet edhe rezistent ndaj antibiotikëve. Sipas mjekëve, ai jeton mbi lëkurën e njerëzve dhe është një ndër shkaqet kryesore të infeksioneve që verifikohen pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

Zakonisht falë pranisë së lartë të tij, ai shpesh injorohet nga stafi mjekësor, por duhen marrë masa më të rrepta dhe të veçanta për pacientët që paraqesin rrezik të lartë të prekjes nga infeksionet./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 22/03/2019 | 23:46
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë