Loading…

Kuzhinieri tregon kërkesat e çuditshme të Victorias në dasmën e Ramosit: E ndryshoi të gjithë menynë

  • 29/06/2022 | 18:21

Kuzhinieri tregon kërkesat e çuditshme të Victorias në dasmën e Ramosit: E ndryshoi të gjithë menynë

Shefi i njohur spanjoll i kuzhinës, Dani Garcia, ka treguar se Victoria Beckham kishte kërkesa të çuditshme në dasmën e Sergio Ramos me Pilar Rubio.


Në një intervistë për televizionin spanjoll, ai ka thënë se dizajnerja e kishte ndryshuar të gjithë menynë.

“Ishte shumë e çuditshme. Ajo donte gjithçka ndryshe dhe që ne t’i shërbenim ekskluzivisht perime dhe kishte disa gjëra të tjera të çuditshme që nuk i kisha parë kurrë në jetën time”.


“Ajo kishte me vete ujë kokosi, një tas me nenexhik dhe një xhel hidroalkoolik që tash është shumë i popullarizuar, por asokohe nuk ishte, sepse ende nuk kishte filluar pandemia e COVID-it”, ka thënë Garcia.


Tutje, kuzhinieri shtoi se ishte punë shumë e ndërlikuar që t’i shërbente asaj atë natë.

Më herët, bashkëshorti i saj, David Beckham, ka folur në lidhje me shprehitë e të ngrënit të Victorias dhe ka treguar se ajo ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë për 25 vitet e fundit.

Legjenda e futbollit shpjegoi se qëkur u takua me gruan e tij, ish-këngëtarja ha vetëm peshk të pjekur në skarë, perime të ziera në avull dhe shumë rrallë devijon nga ky zakon.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë