Loading…

Kuvendi sot mban seancë,debat parlamentar për organizimin e arsimit gjatë pandemisë

  • 27/05/2021 | 08:01

Kuvendi sot mban seancë,debat parlamentar për organizimin e arsimit gjatë pandemisë

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, ndërsa në rend dite është debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë COVID-19.


Seanca plenare nis në ora 10:00.

Rendi i ditës

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020,

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e  Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë