Loading…

Kuvendi shpërfill kërkesën e Thaçit për FSK’në

  • 17/04/2017 | 08:37

Kuvendi shpërfill kërkesën e Thaçit për FSK’në

Kryesia e Kuvendit ka shpërfillur kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për të pezulluar procedurën rreth vendimmarrjes për Projektligjin për Forcën e Sigurisë. Të premten, Projektligji i është përcjellë për shqyrtim Komisionit parlamentar për FSK-në.


Informata nuk është dhënë në komunikatën për media që Kuvendi e ka lëshuar pas mbledhjes së Kryesisë. Por atë ia ka konfirmuar gazetës sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, shkruan Koha Ditore.

“Është e vërtetë se në mbledhjen e sotme, Kryesia ia ka përcjellë Projektligjin Komisionit funksional për FSK-në”, ka thënë shkurtimisht Krasniqi. “Kryesia ka vepruar duke u mbështetur në Rregulloren e Kuvendit”.

Gazeta pati raportuar këtë javë se si nuk ka mbështetje në ndonjë ligj a rregullore “pezullimi” i procedurave për miratimin e Projektligjit për FSK-në, i sponsorizuar para një muaji nga presidenti Thaçi. Prandaj, Kuvendit i ishte kërkuar t’i vazhdonte procedurat e vendimmarrjes për të. Kjo për faktin se legjislacioni vendor nuk njeh pezullimin e iniciativave ligjore, por ia lë mundësinë propozuesit që të mund ta tërheqë projektligjin gjatë shqyrtimit në Kuvend, deri para fillimit të votimit në shqyrtimin e dytë. Dhe, presidenti nuk kishte kërkuar tërheqjen e Projektligjit, por vetëm pezullimin e procedurave rreth vendimmarrjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë