Loading…

Kuvendi po dobësohet, më keq se në vitin 2015

  • 11/01/2017 | 12:44

Kuvendi po dobësohet, më keq se në vitin 2015

Puna e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2016 është vlerësuar të jetë edhe më e dobët se ajo në vitin 2015. Kjo është njëra prej pakënaqësive që ka nxjerrur Instituti Demokratik i Kosovës, të cilët kanë vlerësuar performancën e këtij institucioni.


Përmes një konference për media, Albert Krasniqi nga ky institut, ka shpalosur shumë ngecje gjatë vitit që e lamë pas, duke përmendur bojkotin, mungesën e kuorumit si dhe fyerjet dhe eskalimin e seancave parlamentare.

Ndër të tjera KDI ka theksuar mos arritjen e ratifikimit dhe miratimin e marrëveshjeve dhe temave të rëndësishme si Demarkacioni, e krejt kjo si pasojë e mungesës së shumtë të kuorumit në parlament.

Ai ka thënë se ka pasur tendenca nga Kuvendi që të ndërhyjë edhe në sistemin e drejtësisë.

“Koalicioni qeverisës janë treguar të paaftë për të trajtuar tema të rëndësishme për vendin siç është ajo e Demarkacionit. Nuk kanë munguar as tendencat e legjislativit për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë siç ka qenë rasti me vendimet e Gjykatës së Apelit”, ka thënë Krasniqi.

Gjithashtu ky institut ka vë në pah bojkotet e shumta, ku partitë që më së shumti kanë bojkotuar Parlamentin ishin Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

“Praktikat negative kanë qenë të shpeshta në legjislacionin e vitit 2016, edhe kalimi me procedurë të përshpejtuar të projektligjeve, si projektligji për Buxhetin e Kosovës i cili ka kaluar pa u diskutuar me parë për të”, është shprehur Krasniqi.

Seancat Parlamentare gjatë vitit 2016 ishin gjithsej 27, derisa gjatë vitit 2015 ishin mbajtur 33 seanca parlamentare. Ndërsa nga 121 ligje sa është dashur të miratohen vetëm 52 prej tyre janë miratuar në Parlamentin e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë