Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët do të shqyrtojnë disa pika të rendit të ditës. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar që në rend të ditës të futet edhe raporti vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe raporti për emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), mirë një gjë e tillë është kundërshtuar nga opozita, shkruan Gazeta Metro.
Kjo kërkesë e VV’së ka ngjallur reagime tek opozita, e sqaruar nga Mimoza Kusari-Lila.
“Para miratimit të rendit të ditës, dua të propozojë dy pika shtesë. Në emër të GP-së së VV-së propozojë futjen në rend të ditës edhe të dy rekomandimeve të miratuara në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti. I pari ka të bëj me raportin vjetor të punës të AKP-së dhe i dyti me raportin lidhur me emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit të ARKEP”, ka thënë Kusari-Lila.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i PDK dhe AAK.
Deputeti i PDK’së, Ferat Shala, ka kritikuar Albin Kurti, pasi ky i fundit ia nisi AKP’së 15 minuta para se të merrte një vendim, shkruan Gazeta Metro.Shala foli para deputeve për ditën kur i shkruajti email AKP-së, sipas tij, 15 minuta para se kjo ndërmarrje të merrte vendim për kthimin e 1500 hektarëve në pronësi të shtetit.
“Pse bash 15 minuta para vemdim marrjes, kryeministri merr vendim dhe e ndërprenë procesin. Jam habitë sepse kryeministri edhe Kur AKP ka pasë në rend dite ta kthejë një pronë 1500 hektarë, kryeministri 15 minuta para vendim-marrjes shkruan email dhe kërkon të ndërpritet kjo ndërmarrje. Pse kryeministri, kush e rekomandoi që duhet me ndërhy direct për mos kthimin e këtyre aseteve të shtetit”, ka thënë Shala në Kuvend.
Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti po tenton të kap institucionet.
Tahiri ka thënë se qëllimi i vetëm këtu është kapja e institucioneve nga ana e Qeverisë.
“Grupi Parlamentar i AAK-së e sheh këtë qasje dhe këtë logjik të kontrabandimit të temave në seancë, si një logjik shumë të gabuar. Emërimi i bordit të ARKEP dhe shkarkimi i bordit të AKP, është logjika që ne që kemi thënë që kjo qeveri ka synim kapjen e institucioneve. Këtë çështje nuk e kemi diskutuar në mbledhje të kryesisë, dhe i vetmi qëllim këtu prapë po e them është kapja e institucioneve rend me rend”, ka thënë Tahiri para deputetëve./gazetametro.net