Kuvendi i Kosovës nesër do vazhdoj seancën plenare, derisa në rend dite pritet të jenë pikat e papërfunduara nga 16, 22, 23, 30 qershor dhe 1 korrik 2022, shkruan Gazeta Metro.
Seanca do filloj nga ora 13:00, sipas komunikatës për media.
Më poshtë rendi i ditës:
I.  Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23, 30 qershor dhe 1 korrik 2022:
19.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,
20. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.
II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor dhe 1 korrik 2022:
6.  Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,
7.  Votimi  i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,
8.  Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
9.  Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.​/gazetametro.net