Loading…

Kuvendi nesër mban seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

  • 10/02/2022 | 22:21

Kuvendi nesër mban seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë vazhdimin e seancës plenare e cila kishte filluar dje. Seanca e re kishte filluar pasi që paraprakisht ishte mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në lidhje me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për ndryshimin e çmimit të rrymës në Kosovë.


Seanca e filluar është ndërprerë për të vazhduar ditën e nesërme pasi që nuk kishte kourum për të vazhduar rrjedha normale e seancës.

Vazhdimi i seancës do të fillojë në orën 11:00 dhe këto janë pikat e mbetura për t’u diskutuar:

4. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118
5. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,
7. Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,
8. Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,
9. Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë