Loading…

Kuvendi me seancë të rregullt, shqyrtohet buxheti i vitit të ardhshëm

  • 06/12/2018 | 07:18

Kuvendi me seancë të rregullt, shqyrtohet buxheti i vitit të ardhshëm

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të rregullt, ku në mesin e pikave që do të shqyrtohen janë edhe projektligji për buxhetin e Kosovës, si dhe gjendja e mjedisit për vitin 2017


Këto janë 11 pikat që do të diskutohen:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produktet biocide,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,

8. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

9. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

10. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë