Loading…

Muri çon në mbledhje urgjente Kuvendin e Mitrovicës

  • 13/12/2016 | 09:30

Muri çon në mbledhje urgjente Kuvendin e Mitrovicës

Kuvendi Komunal i Mitrovicës nesër do të mbajë një mbledhje urgjente, ku do të diskutohet ndërtimi i murit mbi lumin Ibër.

Kjo thirrje është bërë nga kryesuesi i këtij kuvendi Bislim Imeri, i cili ka përcaktuar edhe pikat e rendit të ditës.

“Situata politike dhe e sigurisë pas ndërtimit të murit matanë urës së Ibrit”, është e vetmja pikë e rendit të ditës e përcaktuar nga kryesuesi.

“Në zbatim të nenit 44, paragrafët: 1, 2 dhe 6, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 6, paragrafi 2, dhe nenit 7, të Udhëzimit Administrativ të MAPL-së Nr. 02/2015 Për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 32, paragrafi 3, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; respektivisht nenit 12, paragrafët: 1, 2, 4 dhe 14, të Rregullores Komunale për punën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës; Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, me kërkesë të anëtarëve të Kuvendit Nr. 02-031-90711 dt. 12.12.2016 për thirrje të mbledhjes së jashtëzakonshme (urgjente) të Kuvendit të Komunës, për të mërkurën më dt. 14.12.2016”, thuhet në njoftim të komunës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë