Loading…

Kuvendi i Kosovës ka 2 deputetë që vodhën rrymën

  • 29/01/2018 | 20:13

Kuvendi i Kosovës ka 2 deputetë që vodhën rrymën

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate dhe Ramiz Kelmendi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ballafaqohen kanë një të përbashkët: ata kanë telashe me vjedhjen e energjisë elektrike.


Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë hasur në probleme me rrymën e vjedhur, raporton Insajderi.

Kelmendi është duke u ballafaquar me një aktakuzë të ngritur nga Prokuria e Shtetit për vjedhje të rrymës nga kompania e tij biznesore “Elkos”.

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, njëherësh pronar i kompanisë “Elkos”, po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, se gjatë  vitit 2011, ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Konktretisht, ai akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike, ku si pronar i kompanisë “Elkos”, sipas prokurorisë, ka dëmtuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në shumën prej 22.801.19 euro.

Kelmendi ka theksuar sot në seancën e mbajtur në Gjykatë, se e gjitha kjo është shkaktuar nga zyrtarët e KEK-ut, të Distriktit në Prishtinë, me qëllim që atij t’i shkaktohet dëm dhe të njolloset emri i tij, shkruan Insajderi.

Ndërkaq, deputeti i Nismës, Zafir Berisha e kishte pranuar në shtator të vitit të kaluar se ishte dënuar me gjobë pasi kishte vjedhur energjinë elektrike. Në një intervistë me Insajderin, Berisha kishte deklaruar se bëhej fjalë për një dënim prej 140 eurove, të shqiptuar ndaj tij.

“E di që bëhet fjalë për 140 euro për një dënim të KEK-ut. Por ende nuk kam informatë zyrtare”, kishte deklaruar Berisha për Insajderin.

Për këtë arsye, Komisioni Qendror Zgjedhor kishte vendosur që ta decertifikonte Berishën nga gara e tij për kryetar të Komunës së Prizrenit, në shtatorin e vitit të kaluar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë