Loading…

Kuvendi e Qeveria nën rrethimin e Policisë (Foto)

  • 10/05/2017 | 09:28

Kuvendi e Qeveria nën rrethimin e Policisë (Foto)

Zhvillimet e sotme politike, kanë bërë që edhe Policia të jenë në gjendje gatishmërie.


Siç shihet, zyrtarë policorë kanë rrethuar çdo cep të hapësirës rreth Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, shkruan gazetametro.net.

Sot në Kuvend do të votohet për mocionin e opozitës për të rrëzuar Qeverinë, por Policinë më shumë e ka aktivizuar çështja e Demarkacionit, e cila ka prodhur incidente kohëve të fundit.

Akoma po bëhen diskutime se çdo të ndodhë me procedim të Demarkacionit, por në rast të procedimit, Policia po qëndron në gatishmëri, pasi mund të ketë protesta të opozitës që e kundërshton, e në veçanti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë, seacnë për mocionin ndaj Qeverisë parashihet të nis në orën 10:00, ndërkohë që ende nuk dihet për fatin e procedimit të Demarkacionit. PDK’ja po insiston që ajo të bëhet para se të votohet për mocion, ndërkohë që LDK’ja e kundërshton, dhe dëshiron që demarkacioni të procedohet pas mocionit./gazetametro.net


Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë