Loading…

Kuvendi diskuton për arrestimin e aktivistëve të VV’së

  • 21/12/2016 | 17:00

Kuvendi diskuton për arrestimin e aktivistëve të VV’së

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e rregullt plenare.

Në rend dite për këtë seancë janë dhjetë pika, ku ndër to është edhe kërkesa e Vetëvendosjes për debat parlamentar për arrestimin e aktivistëve të saj.

Kërkesën për debat parlamentar e ka bërë shefi i grupit parlamentar të VV’së, Glauk Konjufca, e cila u mbështet nga 9 deputetë tjerë, lidhur me arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosjes. Këtë Kuvendi e bëri të ditur  përmes një njoftimi për media.

Seanca do të mbahet në orën 10:00.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-130 për Shërbime,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-100 për ndihmën shtetërore,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-116 për ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin nr. 04/L-168,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-090 për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,

9. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,

10. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë