Loading…

Kushtetuta e Kosovës po shkelet nga vetë ata që e miratuan

  • 09/04/2019 | 08:35

Kushtetuta e Kosovës po shkelet nga vetë ata që e miratuan

Janë mbushur njëmbëdhjetë vjet qëkur Kosova është bërë me Kushtetutë të veten nëpërmjet një forme të pazakontë votimi – vetëm me duartrokitje. Por pak kohë pas entuziazmit dhe buçimave të deputetëve, akti më i lartë juridik do të shkelej nga vetë ata që e miratuan.

Në shkelje kushtetuese janë gjetur edhe institucionet më të larta shtetërore, sikur presidenti e Kuvendi. Njëmbëdhjetë vjet pas, Kushtetuta vazhdon të sfidohet nga veprimet e brendshme, të mos gjejë zbatim në një pjesë të territorit që popullohet me shumicë serbe, ndërsa mekanizmi vendimmarrës që ka paraparë ky dokument, në shumë raste është treguar bllokues, shkruan sot Koha Ditore.

Më 9 prill të 2008-s, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, kishte konstatuar miratimin e Kushtetutës me 107 vota pro, nga 120 deputetë të Kuvendit. Por pastaj, së paku katër nga ligjvënësit ishin deklaruar të mos kishin marrë pjesë në votim. Kjo për shkak të moslejimit të një debati parlamentar për dokumentin, por edhe me formën jo të zakontë të votimit.

Dokumenti më i lartë juridik ishte miratuar vetëm dy ditë pasi përmbajtja që e kishte hartuar Komisioni Kushtetues ishte certifikuar nga ana e përfaqësuesit civil ndërkombëtar, Piter Feith, njeriut që ishte përgjegjës ndërkombëtar për mbikëqyrjen e pavarësisë së shpallur më 17 Shkurt të 2008-s.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë