Loading…

Kushtetuesja s’i përgjigjet Haradinajt edhe një muaj

  • 15/08/2019 | 09:00

Kushtetuesja s’i përgjigjet Haradinajt edhe një muaj

Për rreth tri javë Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk po arrin t’i kthejë përgjigje kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinajt, i cili ka kërkuar interpretim të aktit të dorëheqjes së tij dhe definimin e kompetencave e të funksionimit të Qeverisë pas këtij akti.


Megjithatë Kushtetuesja mund të mos i përgjigjet Haradinajt edhe për një muaj. Zyrtarë të Gjykatës Kushtetuese i kanë thënë Zërit se janë duke e shqyrtuar kërkesën e Haradinajt, por për çështje të tilla nuk mund të përgjigjen pa kaluar së paku një muaj e gjysmë.

“Kjo lëndë tashmë është duke u proceduar nga Gjykata. Për sa i përket afatit kohor për shqyrtimin e kësaj lënde, Gjykata nuk ka ndonjë afat të caktuar për vendimmarrje. Megjithatë, duke u bazuar në praktikat e deritanishme me kërkesat institucionale, që ngërthenin në vete situata më urgjente, koha minimale për vendimmarrjen e Gjykatës sillet nga një muaj e gjysmë e deri në dy muaj”, thuhet në përgjigjen e tyre dhënë Zërit.

Kjo për arsye se, siç thonë në Kushtetuese, janë një sërë veprimesh procedurale që Gjykata tani duhet t’i ndërmarrë si para shqyrtimit e po ashtu edhe pas shqyrtimit të lëndës, të cilat zbatohen me rigorozitet në çdo kërkesë të parashtruar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë