Loading…

Kushtet për hyrje në qeveri: Gjuha shqipe dhe kryetari i Parlamentit

  • 12/12/2016 | 19:16

Kushtet për hyrje në qeveri: Gjuha shqipe dhe kryetari i Parlamentit

Ziadin Sela, deputet dhe njëri nga krerët e Aleancës për Shqiptarët iu drejtua sot në lidhje direkte të gjithë shqiptarëve.

Ai falënderoi për besimin dhe shpalosi kushtet e Aleancës për çdo subjekt që do ketë mundësi për të formuar qeverinë e ardhshme.

Sela theksoi se mandatet e Aleancës nuk janë pronë e askujt, por janë vullnet i popullit dhe se Aleanca për Shqiptarët nuk heq dorë nga kushtet për të cilat edhe ka marrë votat.

Gjuha Shqipe zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë dhe Kryetari i Parlamentit janë kushtet kryesore të Aleancës për Shqiptarët për çdo bllok politik, kushdoqoftë ai, i majtë apo i djathtë, shqiptar ose jo.

Ziadin Sela u drejtohet gjithë shqiptarëve
Me lidhje direkte Livestream

Posted by FOL on Monday, 12 December 2016

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë