Loading…

Kushner për dialogun Kosovë-Serbi: Vazhdoni, do të hapet qielli

  • 20/02/2018 | 22:11

Kushner për dialogun Kosovë-Serbi: Vazhdoni, do të hapet qielli

Ish-kryeadministratori i parë i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kushner, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se pajtimi mes të dyja vendeve nuk është një proces i lehtë.


“Nuk di a mund të them përfundojë se nuk e di a do të kryhet ndonjëherë, kam shumë shpresë dhe ka perspektivë pozitive. Nuk do të jetë e lehtë, nuk ka qenë e lehtë as mes Francës dhe Gjermanisë”.

“Ka pas shumë luftëra këtu, njerëzit duhet të flasin mes veti, duhet të kalojnë dy gjenerata. Nëse pranojnë që Serbia do të hyjë në BE edhepse në BE ka telashe të ndryshme sikur BREX-it, që është katastrofë”.

“Nëse pranojnë që Serbia do ta ndjekë rrugën e Kroacisë në BE, do të pranojnë që Serbia dhe Kosova të jenë dy pesha, dy matje. Sigurisht se nuk janë të njëjta por besojmë se do të flasim mjaft për ta organizuar në BE një të ardhme të përbashkët”.

“Njoh mjaft njerëz në këtë Qeveri, Presidencë, që punojnë për këtë gjë, për këtë mirëkuptim, para pajtimit një mirëkuptim”.

Kushner në Zona B të Klan Kosovës është shprehur optimist për dialogun me Serbinë duke thënë se në Kosovë ka parë më shumë shpresë për raporte të mira mes kosovarëve dhe serbëve se sa në vendet me konflikte të ngjashme.

“Unë që 50 vite kam parë lufta të tmerrshme, me dhunë të tmerrshme dhe këtu nuk kam pasur atë ndjesi, që ka qenë diçka që nuk mund të ndryshonte. Përkundrazi edhepse ka qenë realitet i dhimbjes, ka qenë vend i vogël në krahasim me Serbinë që ka qenë e madhe”.

“Unë jam optimist, ju them miqve të Kosovë dhe serbëve, vazhdoni, do të hapet qielli”.

“Ka shumë më shumë shpresë në Kosovë edhe mes popullatës, serbe dhe kosovare se sa që ka pasur në konfliktet tjera. Kam besim në serbët, tek kosovarët”.

http://gazetametro.net/bernard-kushner-thote-se-specialja-demton-uck-ne/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë