Loading…

Kushëriri i Hashim Thaçit lirohet nga akuza për tri vepra penale

  • 23/01/2017 | 10:54

Kushëriri i Hashim Thaçit lirohet nga akuza për tri vepra penale

Prokurori Paul Flyn është tërhequr nga akuza ndaj të gjithë të pandehurve në rastin gjyqësor ndaj Njazi Thaçit dhe të tjerëve.


Thaçi dhe të tjerët akuzoheshin lidhur me një tender të KEK-ut për furnizim me pjesë rezervë për makinerinë e rëndë.

Njazi Thaçi, drejtor operativ në KEK, akuzohej nga Prokuroria Speciale për tri vepra penale lidhur me një tender milionësh të dhënë në vitin 2011. Ai akuzohej për periudhën kur ka qenë drejtor i Departamentit të Prokurimit në KEK.

Ai është kushëriri i presidentit Hashim Thaçi.

Së bashku me Thaçin akuzoheshin edhe katër zyrtarë të tjerë të KEK-ut për të njëjtin tender.

Po ashtu, Prokuroria Speciale akuzonte edhe ish-kryetarin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha dhe ekspertin Shqyrtues të këtij organi, Azem Durakun.

KALLXO.com e kishte siguruar aktakuzën sipas së cilës, zyrtarë të lartë të KEK-ut, ish-kreu i OSHP-së dhe një ekspert i saj akuzoheshin se i dhanë tenderin dy kompanive (SOLAR&ORTEX URO GROUP dhe Beli COM) përkundër se e dinin se ato kanë paraqitur autorizime të falsifikuara dhe dokumente të tjera relevante të falsifikuara dhe se nuk i kanë plotësuar kriteret për tenderin e KEK-ut”. /gazetametero.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë