Loading…

Kush prej shqiptarëve i bëri ‘puç’ Kuvendit duke lejuar futjen e kartelave të deputetëve serbë

  • 09/03/2017 | 20:48

Kush prej shqiptarëve i bëri ‘puç’ Kuvendit duke lejuar futjen e kartelave të deputetëve serbë

Sot u raportua se edhe pse deputetët e Listës Srpska nuk kanë marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, disa deputetë të kësaj Liste janë paraqitur sikur të kenë qenë në seancën e sotme, njofton rtk2.

Theksohet se kartelat që deputetët i bartin më vete me rastin e evidentimit të pjesëmarrjes në seanca, gjenden në aparatura. Në kartela shihen qartë emrat e deputetëve që u përkasin.

Shtrohet pyetja se kush prej deputetëve shqiptarë po ua bënë “këtë të mirë” kolegëve të tyre serbë, të cilët vazhdojnë të paguhen nga shteti i Kosovës, nga taksat tona, ndërsa vazhdojnë të mos marrin pjesë në institucione, shkruan lajmi.net.

Kush po ju ndihmon deputetëve serbë që mos t’i humbin mandatet? Për këtë duhet të jap sqarim Kryesia e Kuvendit, Grupet Parlamentare dhe Sekretaria e Kuvendit.

Nga Lista Srpska të martën është kumtuar se “të gjithë deputetët e Srpska ditëve të fundit dhe javën e fundit e kishin vizituar për një kohë të shkurtër Parlamentin e Kosovës për t’u regjistruar në evidencën e të pranishmëve dhe kështu kanë penguar shumicën shqiptare që t’iu merren mandatet”.

Marrja e mandateve

Lista Serbe në fillimi të muajit tetor të vitit të kaluar pati vendosur që ta bojkotojë punën e Kuvendit në shenjë protestë ndaj miratimit të Ligjit për Trepçën. Kështu, janë bërë më shumë se 5 muaj nga ajo kohë. Kurse në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe Rregullores së Punës së Kuvendit, mandati i deputetit përfundon në rast se ai mungon 6 muaj rresht në seancat e Kuvendit.

Në përgjigjen e Kuvendit të Kosovës për lajmi.net bëhet e ditur se që nga ky vendim i Listës Serbe, tre deputetë të këtij subjekti nuk kanë marr pjesë më në asnjë seancë të Kuvendit, ndërsa pesë të tjerë, për shkak të mospajtimeve të brendshme kanë marrë pjesë edhe në seancën e 22 e 23 dhjetorit. Ndërkohë, tre deputetë tjerë në fillim të këtij muaji e kanë thyer bojkotin gati pesë mujor.

Në neni 70 të Kushtetutës së Kosovës thuhet se mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse: “mungon gjashtë (6) muaj rresht në seancat e Kuvendit”.

Kurse, në nenin 25 të Rregullores së Punës së Kuvendit sqarohet se Deputeti i Kuvendit e humb mandatin nëse: “në periudhën gjashtëmujore nuk merr pjesë në asnjë mbledhje të Kuvendit. Nëse deputeti nuk ia dëshmon faktet bindëse për çështjen Kryetarit të Kuvendit, Kryetari e kërkon rekomandimin e Komisionit për Mandat, Imunitet dhe Rregullore. Pas rekomandimit të Komisionit Kryetari ia propozon Kuvendit pushimin e funksionit të deputetit. Kuvendi vendos për çështjen në mbledhje të radhës”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë