Loading…

‘Kush po e heton tregun në Kosovë?’, Reagon INDEP: Kërkojnë nga Qeveria që urgjentisht të funksionalizohet AKK

  • 16/02/2022 | 16:03

‘Kush po e heton tregun në Kosovë?’, Reagon INDEP: Kërkojnë nga Qeveria që urgjentisht të funksionalizohet AKK

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka shprehur shqetësimin me mosfunksionalizimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), shkruan Gazeta Metro. 


Me anë të një reagimi për media, INDEP ka kërkuar nga Qeveria që urgjentisht të procedoj emrat për anëtar të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

“Gjendja në treg është shumë e keqe dhe e rrezikshme për konsumatorët. Në treg janë rritur të gjitha çmimet, përfshirë çmimi i bukës, i të gjitha produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës. Funksionalizimi i AKK-së është i domosdoshëm në mënyrë që tregu të rregullohet dhe institucioni të mund të veprojë për mbrojtjen e konkurrencës, mandat ky ligjor për të cilin është i thirrur. INDEP pret që kjo kërkesë të trajtohet me prioritet nga Qeveria dhe që brenda muajit të ardhshëm të kemi një AKK funksionale dhe në krye të detyrës. Funksionalizimi i AKK-së në tregun e tanishëm që po i shkel të drejtat e konsumatorëve dhe po ç’ekuilibron konkurrencën e tillë tejkalon çdo agjendë politike. Sipas Ligjit nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është organi kyç për mbrojtjen e konkurrencës dhe rrejdhimisht, garantimin e mbrojtjes së konsumatorëve”, thuhet në reagim.

Tutje INDEP ka theksuar se me ligj, AAK’ja është institucion i pavarur që i raporton drejtpërdrejt Kuvendit të Kosovës, por që struktura e tij propozohet nga Qeveria e Kosovës.

“Kryetarit, nënkryetarit dhe tre anëtarëve të Bordit të AKK-së iu ka skaduar mandati pesëvjeçar me 9 qeshor, 2021. Që prej atëherë AKK-ja është jofunksionale, pa Komision për Mbrojtjen e Konkurrencës – pjesës kryesore për funksionim pa të cilën AKK nuk funksionon. Qeveria qe 7 muaj nuk ka propozuar emrat e rinjë, duke e lënë institucionin praktikisht pa asnjë mundësi për intervenim dhe mbrojtje të konkurrencës. Qeveria përpos që nuk e ka respektuar ligjin, edhe e ka shkeluar atë. Me Ligjin nr. 04/L-226 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/l-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, Neni 25, paragrafi 5 thekson se: “Qeveria, gjashtëdhjetë (60) ditë para përfundimit të mandatit të anëtarëve të Komisionit, ia propozon Kuvendit për emërim ose riemërim kandidatin për anëtarë të Komisionit.” … Meqenëse për propozimin e emrave të rinj nuk ka nevojë as për proces rekrutimi, i bëjmë thirrje Kryeministrit, z. Albin Kurti, që të përdorë fuqinë e tij politike që sa më shpejtë të funksionalizojë AKK-në”, thuhet tutje në reagimin e INDEP.

Më poshtë keni edhe reagimin e plotë nga INDEP. /gazetametro.net

INDEP_Reagim-per-funksionalizimin-e-AKK-se_16022022

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë