Loading…

Kush mendon që çështja Bullgari-Maqedoni është kryer është naiv, kërcënon zëvendës presidentja bullgare Jotova

  • 12/08/2022 | 19:54

Kush mendon që çështja Bullgari-Maqedoni është kryer është naiv, kërcënon zëvendës presidentja bullgare Jotova

Zëvendës presidentja  e Bullgarisë, Iliana Jotova, falënderoi partnerët nga Franca, të cilët e kuptuan qëndrimin bullgar dhe kontribuuan në kornizën e negociatave, përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e vendit para fillimit aktual të negociatave me Maqedoninë e Veriut.


Jotova për mediat bullgare tha se situata me shtetin e Maqedonisë shihet si e ndërlikuar dhe theksoi se kushdo që mendon se puna është kryer duhet të jetë mjaft naiv.

“Institucionet evropiane nuk punojnë në verë, por procesi do të fillojë në vjeshtë. Tash e tutje do të ketë disa inspektime nga Komisioni Evropian, disa raporte nga vlerësimi i Këshillit, ku Bullgaria do të duhet të kujtojë çdo herë qëndrimin e saj”, tha Jotova.

Ajo tha se as Maqedonia mirëpo as Bullgaria nuk përfiton asgje nëse rasti kthehet në pikën zero, ndaj çështjen duhet të ecin përpara.

“Pas gjithçkaje që ndodhi, pas këtij procesi shumë të vështirë negociues, me takime të shumta, biseda dhe dialog, mendoj se Komisioni Evropian dhe vendet në Këshill do të jenë mjaft të kujdesshëm. Askush nuk përfiton nga kthimi në pozicionin fillestar. Së paku fqinjët tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, sepse duhet të jenë pjesë e familjes evropiane”, tha nënkryetarja e Republikës së Bullgarisë, Iliana Jotova.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë