Loading…

Kush janë heronjtë e Marvel’it

  • 29/12/2016 | 21:19

Kush janë heronjtë e Marvel’it

Marvel comics është emri i botuesit amerikan të librave komik. Në vitin 2009, kjo kompani është bërë pjesë e Disney’t. 

Marvel ka filluar në 1939 publikimet dhe disa nga heronjtë e saj më të famshëm janë: Captain America, Spider Man, Iron Man etj. Këto janë disa nga karakteristikat e super heronjëve:


1.Wolverine
5382961-4566007-wolverine-comics

Një mutant me jetë të gjatë dhe të bujshme dhe me shpirtin e një Samurai. E kaluara e James “Logan” Hoëlett është e mbushur me gjak, luftë dhe tradhëti. Ajo çka është më interesante tek Wolverinë janë kthetrat në duart e tij.

2. Captain America
91ba5c66e2dba3c6ad12f47868f0c81f

Gjatë luftës së dytë botërore, Steve Rogers ishte vullnetarë për të marrë serumin e quajtur “Super-Soldier Serum”, gjë që rrit shumë forcën e njeriut. Pas një misioni të dështuar, Captainn America mbeti i mbështjellur në akull për dekada të tëra ku ai u gjet dhe u ringjall nga Avangers e që më vonë u bë lider i ekipit.

3. Spider Man
spideromita

Peter Parker u kafshua nga një merimangë në një laborator në shkollë, nga e cila fitoi super fuqitë e merimangës dhe kështu e mori emrin “Spider man”, “Njeriu merimangë”.

4. Doctor Strange
doctor_strange_by_cinar-d2zq6hr
Doktor Stephen Strange ishte një kirurg i talentuar por egoist. Aj pësoi lëndime në duar pas një aksidenti me makinë. Pastaj u trajnua dhe u bë mjeshtër i arteve dhe magjistarë.

5. Hulk
85c63b320fc8265f2867a4cda9c6214e

Pasi bombardohet nga një dozë e madhe e rrezeve “gama” duke shpëtuar jetën e një të riu gjatë testimit të një bombe eksperimentale, doktor Bruce Banner shndrrohet në “Incredible Hulk” një gjigant i cili është persofikimi i forcës së pastër fizike.

6. Iron Man
iron-man-cartoon
Tony Stark ishte djali arrogant i prodhuesit të armëve Hoëard Stark i cili kujdesej vetëm për veten e tij. Kjo gjë ndryshoi kur ai kishte një problem në zemër pasi ai ishte rrëmbyer nga terroristët dhe ishte plagosur rëndë. Stark, ishte nën presion për të krijuar një armë shkatërrimi gjë që në vend të saj ai krijoi një kostum të blinduar të energjisë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë