Loading…

Kush ishte diktatori turk që vrau 2.5 milionë persona të pafajshëm?

  • 24/01/2022 | 17:00

Kush ishte diktatori turk që vrau 2.5 milionë persona të pafajshëm?

Përkthimi në shqip i fjalisë në foto: Njeriu dhe mikrobi i murtajës nuk janë miq.

Disa udhëheqës marrin vendime të tmerrshme, të tjerë janë thjesht presidentë të këqij, disa janë të etur për gjak, shumë janë ekstremistë, disa janë luftëtarë gjaknxehtë. Dhjetë nga udhëheqësit politikë më të egër që ka njohur historia e njerëzimit në 130 vitet e fundit kanë qenë arkitektët e gjenocideve më të tmerrshme që janë parë e dëgjuar ndonjëherë, të cilët kanë kryer vrasje sistematike, bllokada, luftëra brutale, tortura etj, shkruan Gazeta Metro.


Fjala ‘gjenocid’ u dëgjua për herë të parë në vitin 1943 për të përshkruar rastin kur armenët u masakruan haptazi nga kreu turk Ismail Enver.

Kush ishte diktatori Ismail Enver Pasha që vrau 2.5 milionë person?

Ai filloi karrierën e tij si një oficer ushtarak turk dhe udhëheqës në revolucionin e Turqve të Rinj. Ai u ngrit në pushtet dhe udhëhoqi Perandorinë Osmane gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore. Si një ministër i luftës, Enveri nuk ishte shumë i dobishëm dhe u mposht pa pushim.

Humbja e tij dërrmuese në Betejën e Sarikamishit kishte nevojë për një kokë turku, dhe ky qe momenti ku ai vendosi të fajësonte armenët për dështimin, Kështu nisi ajo që sot njihet si gjenocidi armen.

Gjenocidi armen, i njohur edhe si Holokausti Armen i referohet deportimit dhe vdekjeve të armenëve gjatë qeverisjes së qeverisë së Xhonturqve gjatë viteve 1915-1917. Kjo ngjarje momentalisht po shkakton mosmarrëveshje në mes të bashkësisë ndërkombëtare dhe Turqisë. Shumica e armenëve e shkollarëve perëndimor si dhe disa turq besojnë se vdekja e armenëve ishte rezultat i një plani shtetëror për çrrënjosje masive. Nga ana tjetër, shumica e shkollarëve turq si dhe disa perëndimorë, mendojnë se një konflikt në mes të dy palëve, së bashku me urinë dhe sëmundjet, ishte arsyeja pse një numër i armenëve vdiqën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë