Loading…

Kush është Robert Muharremi, anëtari më i ri i PDK’së?

  • 12/05/2017 | 12:39

Kush është Robert Muharremi, anëtari më i ri i PDK’së?

Partia Demokratike e Kosovës sot bëri të ditur se ka sjellë në parti një profesor dhe eskeprt të jurispodencës, Robert Muharremin.


Por cila është CV-ja e Muharremit?

Robert Muharremi nuk është një figurë shumë publike.

Ai ka doktoruar për drejtësi në Uniresitetin Saarlandes në Gjermani. Gjithashtu ka magjistruar edhe për Shkenca në Politikat Publike dhe Menaxhment në Universitetin e Londrës.

Për një kohë ka ofruar këshilla ligjore dhe politike për disa institucione qeveritare në Kosovë, përfshirë Zyrën e Kryeministrit, Kuvendin e Kosovës, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Ai ka punuar gjithashtu si konsulent për organizata të ndryshme të huaja dhe ndërkombëtare, si USAID, BE, UN, GIZ, DFID, UNDP.

Robert Muharremi ka marrë pjesë në zhvillimin dhe hartimin e legjislacionit në fushat ku përfshihen partneritetet publike dhe private dhe koncesionet, pronat, minierat, arbitrazhit dhe investimet e huaja.

Ai gjithashtu mësohet të ketë ndihmuar në krijimin dhe funksionimin e institucioneve të ndryshme të Kosovës, si Sekretariati i Kuvendit të Kosovës, Këshilli i Sigurisë së Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Në CV’në e tij gjithashtu shkruan se, ka botuar në revista të ndryshme akademike mbi temat e politikave ligjore dhe publike. Ai është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Është edhe professor në Universitetin Ameriken në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë