Loading…

Kush është presidenti bjellorus Lukashenko që endej rrugëve me pushkë në dorë e jelek antiplumb

  • 25/05/2021 | 09:45

Kush është presidenti bjellorus Lukashenko që endej rrugëve me pushkë në dorë e jelek antiplumb

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, ishte kundërshtuar fuqishëm nga protestuesit në prill të 2019 që mos të vazhdonte mandatin, derisa protestat sa vinin e bëheshin më të dhunshme, transmeton Gazeta Metro.


E në një nga këto protesta presidenti Lukashenko ishte shfaqur me një jelek antiplumb derisa ecte me një pushkë në dorë, pasi zbriti nga një helikopter që zbriti në rezidencën e tij, kurse demonstruesit u grumbulluan afër tij.

Pas javëve të tëra protestash, Lukashenko sërish sfidoi zërin e qytetarëve duke u zgjedhur president i vendit.

E udhëheqja e tij diktatoriale tani u soll në pah kur një gazetar u rrëmbye në Bjellorusi, për të cilin reaguan shtetet më të mëdha, duke e dënuar me sanksione shtetin bjellorus.

Sipas autoriteteve në këtë vend ai kishte organizuar protesta anti-qeveritare, ndërsa rrëmbimi i tij u bë në mënrë dramatike, duke e detyruar aeroplanin të kryente zbritje pasi u thanë se kishte frikë për kërcënim me bombë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë