Loading…

‘Kush është në komandë atje?!’: Presidenti Biden dërrmohet, majtas e djathtas

  • 27/08/2021 | 16:12

‘Kush është në komandë atje?!’: Presidenti Biden dërrmohet, majtas e djathtas

Presidenti Amerikan Joe Biden, dje nxiti edhe më shumë spekulime me daljen e tij me vonesë –pesë orë pas sulmit – i dyti rast ky i shmangies së opinionit publik që po zemëron më tepër amerikanët dhe duke shtuar spekulimet se administrata Biden po provon me spin medial t’i ikë përgjegjësisë. Vet presidenti Biden tha pas adresimit se më kanë ‘udhëzuar se cilët gazetarë’ t’i shtrojnë pyetje. 13 marinsa të vdekur, dështim më zi se në Vietnam, vështirë të kapërdihet e të falet. Llogaridhënie dhe përgjegjësi nëse do të ketë nuk do të shpëtojnë mjaft disa figura pa u larguar, transmeton Gazeta Metro.


13 marinsa amerikanë të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, shto edhe mbi 100 civilë afganë që u vranë si me armë zjarri dhe nga bombat e sulmuesve vetëvrasës duke pritur evakuimin. Faturë e rëndë për t’u paguar për debaklin e rëndë të tërheqjes në Afganistan. S’mungojnë thirrjet për dorëheqje të njerëzve në krye.

Por administrata Biden po këmbëngul në narracionin e vet dhe po llogaritë në mediat miqësore. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, madje ja kishte mësyrë që ta proklamonte këtë si një evakuim me sukses historik, duke cekur numra dhe aftësinë e organizimit. Një tjetër term që ka ngacmuar veshët e amerikanëve ishte emërtimi që po përdorin zyrtarët si Psaki, Blinken dhe në fund ambasadori amerikan në detyrë në Kabul “amerikanët që duan të largohen” – thuajse ka që duan të jetojnë nën regjimin e Talibanëve dhe se ata që nuk ja dolën të arrijnë në aeroportin e Kabul janë fajtor vet – e gjitha kjo një mjegull për t’i ikur temës kryesore, dështimi i shkaktuar vet nga vendimet e gabuara sipas kritikëve që janë të shumtë, nga të dy krahët.

“Zonja e zotërinj, më dhanë një listë këtu” tha Biden gjatë konferencës për shtyp ”I pari person që u udhëzova të thërras është Kelly O’Donnell nga NBC”.

Ish sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë në administratën Trump, Kayleigh McEnany, reagoi me zemërim për pretendimet e disave që i dolën në mbrojtje se Trump paska bërë njejtë gjatë konferencave – pak e vështirë kjo për t’u kapërdirë kjo kur mbahen mend zënkat e drejtpërdrejta në TV të ish presidentit Trump me gazetarët që mezi prisnin të bëheshin protagonistë, dhe duke ditur personalitetin arrogant të Presidentit – që e mohoi McEnany, që ishte e njohur për  zënkat e saja me mediat që anonin hapur për demokratët në SHBA sa vunë në dyshim gjithë ‘pushtetin e katërt’.

“Presidenti Trump mundte të merrte vendime vet, të fliste drejtpërtdrejtë popullit amerikan, dhe të siguronte paqen përmes fuqisë…”

Madje, strategët politik të republikanëve madje zemëroheshin me Trump se po e tepronte me shkrimet në rrjetin social Twitter, që edhe i shkruante vet pa konsultim.

Biden keq u kritikua për paraqitjen e tij në këtë konferencë dhe pyetjet menjëherë dolën “Kush e udhëzoi atë? Mos edhe këtë herë Talibanët?”, s’kishte shpëtim nga këto ironi.

Rend vazhduan pyetjet e gazetarëve nga lista, më pyetje të lehta nga Reuters dhe AP nuk mund t’i shtroheshin, penallti të gjitha, ajo me djalin e tij të ndjerë Beau Biden për të evokuar ca simpati për presidentin ishte e tepërt për shumë kë.

Biden në fund si për t’u shpëlarë dhe të ballafaqohej me së paku një gazetar ftoi atë të Fox News, korrespodentin luftarak Peter Doocy, me të cilin u nxeh menjëherë aq sa dhuroi imazhin më përshkrues të të gjithë krizës, kokulur duke shtrydhur mikrofonin me dy duart nga zemërimi.

Kjo nuk ishte e tëra nga skandali i kësaj konference, Presidenti Biden e pranoi se i kanë dorëzuar një listë të të gjithë amerikanëve të ngujuar, dhe të të gjithë bashkëpunëtorëve të tyre afganë që duan t’i evakuojnë. Çka mund të shkojë keq nga kjo punë?

Kabuli është nën kontrollin e Jalalaudin Haqqani, më i egri e më radikali nga Talibanët. Aq sa rrjeti i tij Haqqani ju nda kategoria e veçantë e përcaktimit si grup terrorist, krahas Talibanëve. Haqqani ka organizuar vet më parë sulme vetëvrasëse të pamëshirshme ndaj amerikanëve e afganëve. Themeluesi i grupit Haqqani ishte mentor i Usama bin Laden vet, dhe ende mban kontaktet me Al Qaeda.

Gjenerali amerikan Keneth McKenzie që i prin ekspeditës së evakuimit në Kabul, deri para ca muajsh hidhte bomba mbi Talibanët vrasës tani detyrohet të bashkëpunoj me ta, pasi ka amerikanë dhe aleatë të ngujuar përtej portave të gjakosura të aeroportit.

Sulmin e djeshëm vetëvrasës që la të vdekur mbi 100 afganë e 1 marinsa ISIS i Khorasan që u krenua se e kreu si maniakë që janë. Kush janë këta tani? Janë degë që u nda nga Talibanët se nuk ishin mjaft ambicioz në krijimin e Kalifatit Pan Islamik botëror. Emirati i Afganistanit nën sheriat i krijuar nga Talibanët është haram për ta pasi, është thjeshtë edhe një pushtet nacionalist afgan që shfrytëzon islamin si lidhje mes fiseve e etnive të shumta të afganëve.

Vështirë që spin i mediave do të mund të ndihmojë administratën Biden të përballojë krizën politike që e pret kur dihet se evakuimi po përfundon me shpejtësi dhe me siguri shtetas amerikanë do të mbeten prapa. Sido që ta mbështjellin e sado të thirren se këto probleme i paskan trashëguar nga i tmerrshmi Donald Trump, nuk mund të ikin nga fakti se vetëm këtë javë treguan sa amerikanë kanë evakuuar nga Afganistani pas tërheqjes, rreth 4400 dhe ju shmangeshin pyetjes sa amerikanë janë në Afganistan. Reagonin zyrtarët për media me aq mendjemadhësi dhe habi si po guxojnë t’iu shtrohet kjo pyetje e thjeshtë. E përgjigja cila ishte? Nuk do të flasim për këtë njëherë. Të mërkurën e kësaj jave dhanë detaje për këtë punë, Sekretari i Shtetit Amerikan Anthony Blinken. Me ditë rresht tregonin se kanë evakuuar mijëra e mijëra në një ditë, shumë mirë. Sa amerikanë ? As refugjatët afganët nuk do t’ia zinin për të madhe se amerikanët brengosen për amerikanët së pari.

Duke ditur se partia në pushtet tradicionalisht dërrmohet në zgjedhjet për Kongres në SHBA, e që i presin demokratët vitin e ardhshëm bëjnë mirë të qëndisin një tregim më të mirë, spin doktorët  e demokratëve. Donald Trump nuk është në pushtet më, republikanët janë minoritet si në Kongres dhe Senat, rreziku nga ‘racistët republikanë’ që s’duan të vaksinohen e që tentuan të kryejnë grusht shtet me 6 janar – sa për të dërrmuar përpjekjet e demokratëve se ishte rebelim, këtë javë doli se FBI pas 6 muajsh nuk gjeti asnjë dëshmi se kishte organizim për tentim puç nga Donald Trump dhe askush tjetër – demokratët duhen të marrin përgjegjësinë për dështimin siç po jua kërkojnë. Por standardet nuk vlejnë njejtë si duket për demokratët. Dy herë e dërguan ish presidentin Trump kot fare për ta shkarkuar, dështuan siç e prisnin të gjithë. E hetuan se qenka spiun rus nja tre vite miqtë në FBI, se nuk ka mundësi që amerikanët ta votojnë atë dhe jo demokratët.

Tash s’është Trump në pushtet më siç ja bëri me dije Peter Doocy presidentit Biden dje. Tentim i çuditshëm ky fund i fundit për t’u arsyetuar pasi ju pëlqeu apo jo ky fakt, sa ishte president Trump s’do të guxonin Talibanët as të shikonin shtrembër lëre më të sulmonin ndonjë amerikan apo aleat të tyre. Siç nuk ke bënë për 18 muaj, asnjë plumb nuk u shkrep në drejtim të tyre dhe ishin tëgatshëm Talibanët të hynin në qeveri të pajtimit kombëtar.

Shikoni ISIS në Levant apo Iranin, që vunë bast se ishte Obama në pushtet ende dhe bënin telashe. Së pari i njoftoi se do t’i vriste me paralajmërim, pastaj i vrau me ‘nënën e të gjitha bombave’ ISIS’in kur nuk dëgjonin mirë. Pastaj ju vrau komandantin e terroristëve të Iranit, Qassam Soleimani me dron në mes të Bagdadit, se ja merrte mendja të tallej duke vrarë amerikanë në Irak.

Amerikanët e votuan me të madhe presidentin Biden në nëntor (jo që nuk e votuan Trump që mori 10 milion vota më shumë se Obama), e tani Biden ka miratimin e vetëm 31% të amerikanëve për punën e kryer nga ai.

Në fund doli edhe Angelina Jolie që e kritikoi presidenti Biden, që zoti na ruajt të dilte dikush nga Hollywood të kritikojë një demokrat./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë