Loading…

Kush është fajtori?

  • Nga

  • SHKëLZEN MALIQI

  • 08/09/2026 | 19:09

Kush është fajtori?

Kush do të jetë fajtor për bllokadën e sërishme të zgjedhjes të President-it/es të Kosovës nëse VV-ja nuk srrinë me e siguru  votën ose porezencën në sallë të minimum 80 deputetëve në votimet e raundit të parë dhe të dytë, ose prezencën në sallë të po atij numri, ku mjafton që kandidati ose kandidatja të marrin 61 vota? Kjo është kërkesa kushtetuese që Kosovën e bën me të gjitha institucionet: Kuvendin , Presidentin dhe Qeverinë legjitime, përndryshe shkohet përsëri në zgjedhje.


Fituesit  të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje që i ka 56 deputet, i duhen edhe të paktën 6 deputet, e që i ka më shumë, që të zgjedhet kryeministri dhe qeveria, dhe kjo është tashmë e garantuar.  Por, si edhe pas zgjedhjeve praprake, kur V-ja nuk i sigurojë minimumin e 80 votave për zgjedhje-ja n e shefit të shtetit dhe Kuvendi dhe Qeveria u shpërbën, edhe sot kjo mund të përsëritet.

Tani numrat në Kuvend janë si vijon: Fituesi i zgjedhjeve VV-ja i ka 56 mandate, dhe përgjegjësia e këtij subjekti është sigurimi i votave për qeveri, që i bën, por votat për president/e i ka të legjitimisht të kushtëzuara, sepse nuk i takojnë me automatizëm, duhet të negociojë me PDK-në, LDK-në dhe Aleancën, duke i konsideruar kushtet dhe kërkesat e tyre,  për t’i bërë 80 vota.

Matematika është e thjeshtë: Albin Kurti si shef i të gjitha paradave, i parapaguar për postin e kryeministrit, duhet t’ua kërkoj që tani partive shqiptare opozitare votat për president/e, sepse nëse nuk i ka –  pashmangshëm shkojmë në zgjedhjeve për të katërtën herë në dy vitet e fundit.

Dhe pasi që Albin Kurti nuk preferon që me opozitën të bisedojë në tryezë të përbashkët, e edhe opozita nuk po tregon vullnet që të koordinohet dhe paraqitet si opozitë e bashkuar, Albin Kurti zgjodhi që të bosedojë vetëm me një parti, LDK-në, sepse Alenca e ka kushtëzuar me 5 a 6 kërkesa taksative politike që i sfidojnë qëndrimet politiuke të Albin Kurtit, prandaj u injorua, dhe bisedat u përqendruan te LDK-ja që, për dallimin nga herat tjera, u ofrua për bisedime, dhe tregojë gatishmeri edhe për koalicion qeverisës. Ndërkaq, me PDK-në Albin Kurti nuk bisedojë, sepse ky subjekt, pa e publikuar listën e kushtëzimeve, e kishte një kusht tjetër të prerë: mund të flasim me VV-në për sigurimin e 80 votave për president/e vetëm nëse paraprakisht Albin Kurti pranon që të nënshkruajmë marrëveshje politike. Kjo kërkesë është normale, edhe pse nuk i ka pikat taksative si te Aleanca, sepse bisedimet kanë kuptim vetëm nëse ka pajtim rreth çështjeve që PDK-ja i sheh si të domosdoshme për bashkëpunim në interes për Kosovën. Nuk mun të paragjukohen programet e partive, ato kanë dallime ideologjike dhe të interesa, por jetojmë në botën e pluralizmit, jo të njëmendësisë.

Në demokracinë parlamentare bisedt për arritjen e kompromiseve janë të zakonshme. Asnje parti nuk e ka pushtetin absolut kur nuk e ka edhe votën absolute, dhe për të zgjedh në këtë rast, shefin e shtetit, që është garant i kushtetushmërisë, VV-ja nuk mund ta kushtëzojë partnerët, për shkak që është fituese e qeverisë, kjo nuk i kontestohet, e ka të drejtën ta propozoi për shewf të shtetit njeriun e vetë. Duke e ditë për këtë, Albini nuk deshti të bisedojë as me PDK-në, si me Aleancën, por e zgjodhi vetëm LDK-në, që i kishte hallet e veta të brendshme, dhe ishte më e gatshme që t’i evitojë edhe një palë zgjedhje, që do ta dëmtonin edhe më shumë këtë parti.

Dështimi i negociatave me LDK-në, sepse një grup deputetësh refuzuan të përkrahin kandidatin “koncesual#” për President të propozuar nga Kurti dhe Abdixhiku, e krijojë bindjen publikë se opozita është fajtore për krejt procesin që po na çon në të dështim të sërishëm.

Dështimi, megjithatë, nuk mund t’i sdresohet opozitës, siç po deklarohet Albin Kurti, duke e larguar nga vetja çdo përgjejgësi. Përkundrazi, Albin Kurti është kryefajtori dhe regjisori i dështimit që çon, mbase qëllimshëm, në rënim e vetë shtetit.  Albini nuk ka drejtë, sepse i ka votat, aq sa janë, për Kuvend, për të qenë Kryeministër dhe propozuar Qeverinë, askush këtë nuk e konteston, por nuk i ka votat për presidencë, dhe nuk e kla të drejtën që të imponojë vullnetin e tij. Nëse nuk i ka votat, duhet të bëjë kompromis,  që edhe vetë e thoshnte se presidenti duhet të jetë dikush që nuk është partiak, por i paanshën dhe neutral, ekspert që respekton kushtetutën e Kosovës.

A e keni këtë të qartë, o milet? Albini është ai që nuk po e negocion një presidente apo president që është i paanshëm, që e respekton kushtetutën, ligjet, rregullat e punës zë Kuvendit dhe të seancave?

Kjo është esenca, të gjitha të tjerat janë pallavra dhe manipulime.

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë