Loading…

Kush është deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës, personi që dikur sfidoi Thaçin për president

  • 10/09/2018 | 20:15

Kush është deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës, personi që dikur sfidoi Thaçin për president

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nezir Çoçaj ka njoftuar se nga dita e sotme e ka dorëzuar mandatin e deputetit.


Por, pas dorëzimit të mandatit të deputetit Çoçaj, vendin e tij pritet ta zë një tjetër njeri i PDK’së, shkruan gazetametro.net.

Bëhet fjalë për deputetin e ri të Kuvendit të Kosovës, Rafet Rama, i cili është nga i njëjti vend me Thaçin, Skenderaj, mirëpo nga fshati Prekaz.

Kujtojmë se Rama kishte qenë kundër kandidat për president i Kosovës, ai kishte sfiduar Thaçin në vitin 2016, shkruan gazetametro.net.

Ai ka qenë oficer në Trubat Mbrojtëse të Kosovës dhe këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për dy mandate.

Gjatë viteve të ’90-ta, Rama ka qenë Komandant Batalioni në Brigadën 114 ‘Fehmi Lladrovci’ të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan gazetametro.net.

Nga viti 1999 deri në vitin 2000, ka qenë këshilltar për Siguri në Ministrinë e Rendit, në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës dhe nga viti 2000 deri në vitin 2003, ka qenë zyrtar për trajnime në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës./gazetametro.net

Dorëhiqet një deputet i PDK’së |FOTO

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë