Bedri Krasniqi, i dënuar për vrasjen e dy policëve të Kosovës: Sabahate Tolaj dhe Iusuf Haklaj më 2003, është i akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës edhe për vrasjen e dy policëve të tjerë një vit më vonë.
Ai dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e policit të UNMIK-ut, Possible Essuman dhe policit të Kosovës, Arsim Rrustolli, në Podujevë më 2004.
Për të njëjtin rast, është i dënuar Shkumbin Mehmeti. Ai ishte dënuar me me 27 vjet burgim për implikim në vrasjen e dy policëve në Podujevë, por ende nuk ka dëshmuar në Gjykatë për rastin ku akuzohet edhe Bedri Krasniqi.
Krasniqi nga SHKK-ja ishte u fut në të njëjtin automjet transportues me Mehmetin, e kërcënoi dëshmitarin e mbrojtur të Prokurorisë. I tha se e di ku ndodhet familja e tij, e cila është po ashtu në mbrojtje nga shteti.
“E di ku e ke familjen dhe e di adresën”, ai e kishte kërcënuar të dënuarin, dëshmitarin e mbrojtur të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Shkumbin Mehmetin, pasi u transportuan drejt Gjykatës në mënyrë skandaloze nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) me të njëjtin automjet, shkruan Insajderi.
Krasniqi është duke vuajtur dënimin me burg për dy vrasje dy pjesëtarëve policorë të Kosovës; Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, në vitin 2003. Për këtë vrasje, Krasniqi ishte dënuar me 27 vjet burg.
Bedri Krasniqi po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në së paku edhe dy sulme të tjera të armatosura në Deçan.
Ai po ashtu kishte qenë në krye të grupit që kidnapuan pronarin e fabrikës “Gllareva”, Azem Morinën. Kjo ngjarje ndodhi më 2010 dhe për kidnapim, Krasniqi u dënua me 17 vjet burg.
Krasniqi ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, në dhjetor të vitit 2012. Ai ishte kapur në shtëpinë e tij në fshatin Turjakë të Komunës së Pejës.