Loading…

Kush është ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë?

  • 26/09/2017 | 21:30

Kush është ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë?

Gjermania tashmë ka caktuar ambasadorin e ri në Kosovë. Një nga ambasadat më të rëndësishme në Prishtinë do të udhëhiqet nga diplomati Christian Heldt, që ka dorëzuar sot letrat kredenciale te Presidenti Hashim Thaçi.


Heldt ishte shkolluar në Bonn të Gjermanisë dhe në Universitetin e Sorbonës në Paris, ku përfundoi studimet Master për Histori Bashkëkohore dhe Shkenca Politike, shkruan Gazeta Metro.

Heldt punoi në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes si Këshilltar i Lartë, ku ishte përgjegjës për misionet ushtarake të Gjermanisë në vendet e jashtme si në Afganistan, Somali e në vendet e Ballkanit.

Këtë pozitë ai e mbajti për dy vite, në periudhën prej vitit 2008 deri më 2010, për të kaluar më pas në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për tri vite, prej vitit 2010 deri më 2013.

Që prej vitit 2013 deri më tash, Heldt shërbeu si zëvendës shef i misionit diplomatik të Gjermanisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Tash, Heldt do të jetë në pozicionin e ambasadorit në Kosovë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë