Loading…

Kush duhet të fitojë në Maqedoni

  • 10/12/2016 | 14:57

Kush duhet të fitojë në Maqedoni

Ndonëse zgjedhjet në Maqedoni nuk kanë ndonjë favorit, opozita po shihet si një hap para partisë së Nikolla Gruevskit, qeverisja e të cilit u përshkua me mjaft skandale, shkruan Gazeta Metro.


LSDM-ja e Zoran Zaev po shihet si më afër fitores, dhe fitorja e këtij fundit, po konsiderohet si mundësi për ndryshim të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.

Ai që e sheh partinë e Zoran Zaev si më afër fitores në zgjedhjet e nesërme, është Xhemal Ahmeti, publicist që vjen nga Maqedonia.

“Në ditët e fundit shihet një lëvizje pozitive drejt LSDM-së, ngase kjo ka arritur të përfitojë ndërkohë edhe pjesën e komuniteteve joshqiptare të vendit si romët, myslimanët (torbeshët) dhe një pjesë fare simbolike tek shumica e dytë, shqiptare”, ka thënë Ahmeti për Metron.

“Kushdo që do të fitojë nga opozita, do të ishtë sukses për shqiptarët”

Po ashtu, Milazim Krasniqi, profesor në Universitetin e Prishtinës, ka preferuar që opozita të merr qeverisjen në Maqedoni pasi, sipas tij, nëse do të ndodhte kjo, do të sillte ndryshim në mënyrën e qeverisjes dhe ndryshim të pozitës së shqiptarëve në shtetin maqedon.

“Nuk jam idhtar i prognozave, sepse sondazhet po dështojnë gjithëandej, duke përfshirë madje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe. Nuk jam i sigurt se kush do të fitojë, por kushdo që do të fitojë nga opozita, do të ishtë sukses për shqiptarët, sepse do të hapej një mundësi që të testohen dhe të provohen forcat e reja politike”, ka thënë Milazim Krasniqi.

Krasniqi më tej ka shtuar së edhe fitorja e LSDM-së së Zaevit, do të jepte rezultate të mira për shqiptarët e atjeshëm.
“Nëse LSDM-ja do t’i mbante fjalët, do të thoshte një ndryshim në mënyrën e qeverisjes dhe ndryshim i pozitës së shqiptarëve në shtetin e Maqedonisë. Por, se sa ata i mbajnë fjalët pastaj, kjo varet nga serioziteti në të cilin do të qaseshin partnerët shqiptarë në një koalicion eventual në qeveri”, ka shtuar profesori Krasniqi.

Gati njejtë rreth LSDM-së mendon edhe publicisti Xhemal Ahmeti, i cili ka thënë se kjo parti do t’ia njihte të gjitha të drejtat shqiptarëve të atjeshëm.
“Zaev u ka premtuar shqiptarëve dhe tjerëve të drejta plotësisht të barabarta jo vetëm në gjuhë. I ka premtuar ato pa përmbushjen e të cilave vendi nuk do anëtarësohet në BE”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, sot në Maqedoni ka nisur heshtja zgjedhore, dhe nesër pritet që qytetarët maqedonas do t’i zgjedhin prijësit e tyre edhe për katër vitet e ardhshme./gazetametro.net/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë