Loading…

Kush do pezullohet për rastin Dehari?

  • 22/11/2016 | 09:19

Kush do pezullohet për rastin Dehari?

Stafi menaxherial i Qendrës së Paraburgimit në Prizren pritet të pezullohet nga detyra pasi është hartuar një raport në lidhje me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Raporti në Ministrinë e Drejtësisë, është hartuar nga ana e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, i cili ka gjetur mangësi në lidhje me ofrimin e sigurisë së mjaftueshme që të mos ndodhte akti i vdekjes së aktivistit të subjektit më të madh politik opozitar në vend, shkruan gazeta Zeri.

Derisa raporti ka arritur në duart e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, zyrtarë të lartë të kësaj Ministrie kanë thënë për gazetën se pezullimet nga puna pritet të ndodhin shumë shpejt edhe atë duke u bazuar në të gjeturat e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë