Loading…

Kusari – Lilës i djigjen mundësitë për koalicionet parazgjedhore: Tregon se si do të garojë

  • 01/09/2019 | 14:50

Kusari – Lilës i djigjen mundësitë për koalicionet parazgjedhore: Tregon se si do të garojë

Nuk e ka Ilir Dedën, e as nuk po i pëlqen arroganca e Albin Kurtit. Alternativa po mendon të kandidoj e vetme, edhe pse koha për koalicione parazgjedhore ka kaluar, transmeton Gazeta Metro.


Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari- Lila edhe njëherë ka bërë të qartë se nuk do të futet në ndonjë listë të ndonjë partie për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Ajo ka thënë se edhe për kundër ofertave që kishte pasur që të futet në listë pa emrin e partisë Alternativa, një gjë të tillë nuk e ka pranuar.

Kusari- Lila në një përgjigje për Gazetën Blic ka shtuar se këtë po e bën vetëm për faktin e ruajtjes dhe ngritjes së identitetit të partisë.

“Do të garojmë si parti e vetme edhe pse kemi pasur oferta mirëpo, po duam që ta ruajmë dhe natyrisht rrisim edhe identitetin e Alternativës. Prandaj, jemi përgjigjur se në kushtet që të jemi në një listë pa shenjat e Alternativës dhe emrin e Alternativës nuk garojmë fare dhe duke pasur parasysh ato kushte do të garojmë të vetëm në logon e Alteranitës”, tha Kusari- Lila

Para përfundimit të datës së regjistrimeve të koalicioneve, e para e Alternativës, Mimoza Kusari- Lila ka pasur edhe disa takime me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për një koalicion të mundshëm LVV – Alternativ. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë