Loading…

Kusari–Lila tregon se pse u takua pas një kohe të gjatë me Pacollin

  • 05/09/2018 | 12:16

Kusari–Lila tregon se pse u takua pas një kohe të gjatë me Pacollin

Mëngjesi i pesë shtatorit i bëri bashkë për kafe bashkëpartiakët e dikurshëm, Behgjet Pacollin dhe Mimoza Kusarin-Lilën.


Kusari ka thënë se diskutimi i situatës së përgjithshme në vend ka qenë arsyeja e takimit të tyre, ajo ka shtuar se gjatë kësaj dite është takuar edhe me deputetë të tjerë dhe ka marrë pjesë në një pritje në Ambasad Amerikane, shkrun gazetametro.net.

Po ashtu Kusari – Lila ka demantuar lajmet kinse është takuar gjatë ditës së djeshme me presidentin Thaçi.

Ja postimi i plotë:

Pasi që disa portale janë “preokupuar” me kë takohem dhe çfarë bisedoj, po i informoj se përkundër përpjekjeve të përcjellin çdo hap timin, prapë kanë mungesë serioze të informatave.
Për t’ju plotësu informacionin, ju tregoj se dje jam takuar prej mëgjesit në byfen e Kuvendit me:
Rrustem Berishën, Milaim Zekën, Rexhep Selimin, Ramush Haradinaj, Dardan Sejdiun, Dardan Molliqaj, Aida Dërguti, gazetarin Arben Ahmetin dhe Behgjet Pacollin dhe kam marrë pjesë në një pritje në Ambasadën Amerikane, ku kam takuar disa personalitete tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Dje, NUK jam takuar dhe nuk kam biseduar me Hashim Thaçin.
Nuk ka përafrime dhe as diskutime për përfshirje në çfarëdo ekipi negociator.
E mbështesim deri në fund rezolutën e opozitës për ndaljen e pazareve të Hashim Thaçit me territorin e Republikës së Kosovës.

Gëzuar dhe agjendën e azhurnuar do t’ju përcjellë me kohë #FakeNews./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë