Loading…

Kusari-Lila: Thaçi në rolin e ‘Babës’ së kombit, po luan lojëra të ndyra me qytetarët e Kosovës.

  • 10/09/2018 | 16:44

Kusari-Lila: Thaçi në rolin e ‘Babës’ së kombit, po luan lojëra të ndyra me qytetarët e Kosovës.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar menjëherë përmes një postimi në Facebook pas takimit të presidentit Thaçi me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Kusari-Lila ka thënë se Thaçi po bënë lojë me qytetarët e Luginës dhe përfaqësuesit e tyre, siç ka bërë deri tani me kosovarët, shkruan gazetametro.net.

Sipasj saj presidentin Thaçi duhet ta ndalin deputetët e Kuvendit të Kosovës sa më parë, ajo thotë se presidenti duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese pasi ai paraqet rrezik kombëtar dhe cenon seriozisht integritetin territorial të shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë deputetës:

Parodia e Presidentit në rolin e “Babës” së kombit

Presidentit të Republikës nuk i mjafton që luan lojëra të ndyra me qytetarët e Republikës së Kosovës. Tash në lojën e tij të ndyrë i futi edhe përfaqësuesit legjitim të Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit.
Presidentin Thaçi duhet ta ndalin deputetët e Kuvendit të Republikës sa më parë, përmes dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të krejt materialeve ku dokumentohet se Presidenti paraqet rrezik kombëtar dhe cenon seriozisht integritetin territorial të shtetit të pavarur dhe të njohur me kufinjët e saj aktual.

Partitë politike në Kosovë, pozitë dhe opozitë, duhet të tejkalojnë një herë të vetme çfarëdo agjende ditore dhe personale dhe të fokusohen në pikën kryesore të situatës aktuale: Ruajtjen e kufijëve aktual dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Se tërë kjo është një parodi e keqe e pranon vetë Presidenti, në ditën kur i shkel këmba e Vuçiçit deri në Drenicë, Thaçi ikën në Durrës, ndërsa sot e pranon se këtij vetë as që mund t’i shkel këmba në Luginë.

Është tragjiko/komike deri ku ka arritur kjo lojë e Presidentit tonë me krejt funksionimin e shtetit të Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë