Në Gjakovë është mbajtur një tryezë ku morën pjesë Kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari – Lila dhe ambasadorit amerikan, Greg Delawie.
Në fjalën e saj para të pranishmëve, Kusari – Lila ka thënë se në komunën e Gjakovës edhe ato pak raste të bashkëngjitjes së organizatave terroriste, janë raste të izoluara e të cilat nuk vijnë nga njerëz të lidhur tradicionalisht me fenë, por nga njerëz që për përfitime të caktuara e kanë kryer veprimin në fjalë.
Megjithatë, kryetarja Kusari – Lila ka shtuar se kjo nuk duhet të krijojë vetëkënaqësi por përkundrazi duhet të nxisë angazhim të shtuar që situate të jetë edhe më e mirë në të ardhmen.
Ambasadori amerikan ka vlerësuar harmoninë ndërfetare në Gjakovë, duke e vlerësuar si pasuri e cila duhet të shtohet në të ardhmen, thuhet në komunikatën për media.
Ai ka thënë se janë institucionet kosovare ato që e bartin barrën kryesore për ta krijuar një perspektivë e një vend më të mirë për të rinjtë e vendit, si njëra prej mënyrave më të mira për largimin e tyre nga rruga dhe nga ekstremizmi fetar.