Flutura Kusari, eksperte në pjesën juridike të medias, ka përgëzuar personin që ka guxuar të shkrep fotot ku shihet në Jahtë në Budvë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
Kusari në një reagim në Facebook, ka kërkuar që t’u besohet më shumë burimeve të gazetarëve, dhe mos të kërkohet zbulimi i tyre, pasi sipas saj ata janë të mbrojtur nga instrumente ligjore vendore dhe ndërkombëtare.
““Një lëvdatë publike për burimin e gazetarit në rastin e jahtit. Bravo që ka pasë guxim me e shkrepë foton dhe me e nda me gazetarë. Shumica prej nesh s’kishim pasë guxim”, ka shkruar ajo. Sipas saj janë të mbrojtur nga instrumentet ligjore vendore dhe ndërkombëtare.
Ajo ka thënë se janë burimet e gazetarëve ata që e bëjnë pushtetin të jetë më pak abuziv.
“Pa burime qindra mijëra abuzime të pushtetit nuk do të ishin bërë kurrë publike. Burimet e gazetarëve dhe sinjalizuesit janë heronjët e vërtetë të çdo shoqërie!”.
Fotot e kryetarit Ahmeti në Jahtë në Budva, janë publikuar nga Gazeta Metro, të shtunën në mbrëmje. Të parit të Prishtinës i janë dashur gjashtë ditë që ta pranojë se ai ishte vërtetë në Jahtën e Devollëve, dhe aty kishte takuar edhe pronarin Blerim Devolli.
Ahmeti fillimisht ishte munduar ta fsheh prezencën në këtë Jahtë, biles edhe duke fyer e sharë mediat që i kishin publikuar ato foto. /gazetametro.net