Loading…

Kurz: Pa njohjen e pavarësisë së Kosovës, Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE

  • 05/11/2018 | 18:27

Kurz: Pa njohjen e pavarësisë së Kosovës, Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE

Nëse Serbia dëshiron që të bëhet pjesë e shtëpisë së familjes më të madhe europiane duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe ta zgjedh problemin me palen shqiptare, kështu ju ka thënë sot Kancelari austriak Sebastian Kurz, në Beograd.


Pas takimit që pati me presidentin serb Aleksandar Vucic, Kurz ju ka bërë me dije se duke ju dhënë një mesazh të qartë Serbisë së nëse dëshiron që të hyjë në BE duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, njofton gazetametro.net.

Kurz po ashtu ka porositur palën serbe se duhet të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ku do të sjell normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kancelari Kurz pritet që sonte, në mbrëmje, të arrijë në Kosovë.

Siç merret vesh, ai do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi si dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj. Po ashtu gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do të zhvillojë takime edhe me ushtarët austriakë të KFOR-it./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë