Loading…

Kurz në Beograd thotë se Austria do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Interpol

  • 06/11/2018 | 13:13

Kurz në Beograd thotë se Austria do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz sot në Beograd ka deklaruar se Austria do të mbështesë pranimin e Kosovës në Interpol, transmeton gazetametro.net.

Mediet e Brogradit njoftojnë se Kurz për agjencinë austriake APA ka thënë se vendi i tij mbështet përpjekjet e Kosovës për t’u pranuar në Interpol dhe se edhe partneri i tij i koalicionit të Partisë së lirisë ka ndryshuar mendje.

B92-shi beogradas citon kancelarin Kurz të ketë thënë se prioritet i Austrisë gjatë kryesimit të BE-së është që të mbështeten të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për t’iu afruar BE-së, si dhe në aplikimin e reformave të duhura.

“Kjo sidomos ka të bëjë edhe për fushën e sigurisë së brendshme dhe luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Kurz./gazetamtero.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë