Loading…

Kurz ia thotë Haradinajt se përkrahë marrëveshjen Kosovë-Serbi

  • 06/11/2018 | 12:16

Kurz ia thotë Haradinajt se përkrahë marrëveshjen Kosovë-Serbi

Pas takimi me presidentin Thaçi, Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, është takuar edhe me kryeministrin Haradinaj, ku tema e takimit ishte e njëjtë duke ritheksuar rëndësinë e madhe që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurz ka falënderuar Haradinajn për miqësinë dyanshme që po bëhet nga shteti i Kosovës, duke thënë se Austria është e lumtur që është njëra nga invesyitorët më të mëdhenj në vend dhe se ata nuk do të ndalen së mbështeturi shtetin e Kosovës, njofton gazetametro.net.

Ai ka shfaqur edhe njëherë qëndrimin e tij për dialogun me Serbinë, duke ftuar qytetarët e Kosovës që të mbështesin dialogun me shtetin serb, me qëllim që të arrihet stabiliteti në rajon dhe kjo është vetmja mundësi që dy shtetet të jetojnë së bashku në paqe.

“Përmes kësaj foltoreje, do dëshiroja që t’i ftoja qytetarët e Kosovës që të mbështesin dialogun me Serbinë, pasi mendoj se është bazikë për perspektivën e shtetit tuaj dhe shanca e vetme që të jetoni së bashku në paqe dhe në një stabilitet të qëndrueshëm”, tha Kurz, njofton gazetametro.net.

Ndërkohë kryeministri Haradinaj ka falënderuar kancelarin Kurz për të gjithë ndihmën që Austria i ka dhënë Kosovës ndër vite./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë