Loading…

Kurtit i vjen mbështetje e fuqishme nga Shpejtim Bulliqi: E mbështes kryeministrin në të gjitha vendimet e tij

  • 30/05/2023 | 23:42

Kurtit i vjen mbështetje e fuqishme nga Shpejtim Bulliqi: E mbështes kryeministrin në të gjitha vendimet e tij

Kryetari i Podujevës, nga radhët e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi, i ka dal në mbrojtje kryeministrit, Albin Kurti, pasi shumica e vendeve perëndimore kanë kritikuar qeverinë e Kosovës, për veprimet e njëanshme në veri, duke thënë se e mbështetë  në të gjitha vendimet e tij, shkruan Gazeta Metro.


Me në fund Kurtit i ka dalë në mbrojtje një personalitet i ‘fuqishëm’, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, pas kritikave nga shtetet e QUINT për veprimet e tij të fundit që nuk ishin të renditura me faktorin ndërkombëtar.

“Unë mbështes Kryeministrin Albin Kurti në të gjitha vendimet e tij. Për një shtet sovran”, ka shkruar Bulliqi në Twitter.

ShBA ka qenë më e zëshmja rreth veprimeve të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit, duke kërkuar që të mos të insistojë që kryetarët të punojnë nga ndërtesat komunale dhe që të tërheqë zyrtarët policorë nga tri ndërtesat komunale në veri.

Por që qeveria ka refuzuar këto kërkesa, ndërsa sot ka ardhur edhe ndëshkimi i parë i Kosovës nga SHBA, duke e përjashtuar nga ‘Defender 2023’./gaetametro.net

Nisin ‘ndëshkimet’ për Kosovën, Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në ‘Defender 23’, pasoja e parë për Kosovën

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë