Loading…

Kurtit i kërkohet të shpallet gjendje emergjente për shëndetin publik

  • 15/03/2020 | 19:53

Kurtit i kërkohet të shpallet gjendje emergjente për shëndetin publik

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, para pak minutash ka konfirmuar edhe katër raste të reja pozitive me virusin vdekjeprurës, COVID-19, në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Derisa bëri të ditur se edhe katër raste të reja janë shënuar me këtë virus në vendin tonë, Vitia njoftoi se ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

Këtë Vitia e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, ku tutje ka treguar se rastet e prekura nga koronavirusi janë nga Komuna e Malishevës, tre nga rastet, dhe një tjetër nga komuna e Podujevës.

“Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë i Vitisë:

“Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus).
Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19.
Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente.

Ju faleminderit për mirëkuptim!”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë