Loading…

Kurti: Vucic dëshiron të shohë se çka jep Kosova

  • 08/12/2018 | 10:55

Kurti: Vucic dëshiron të shohë se çka jep Kosova

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar takimin e fundit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të mbajtur muajin e kaluar në Bruksel.


Kurti kujtoj deklaratat e Vuçiqit pas takimit me Thaçin, që sipas tij, ka lënë për të nënkuptuar se “paraprakisht dëshiron të shoh se çfarë ofron Kosova”.

“Para një muaji, të enjten e 8 nëntorit 2018, pas takimit me Thaçin në Bruksel, Vuçiq ka deklaruar: “Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për shumë gjëra, por duhet të shohim së pari se çka është ajo që serbët mund të fitojnë. Dhe çka do të fitojë Serbia.

E vetëm pastaj kur të shohim këtë mund të bisedojmë për gjithçka.” Kjo sigurisht se shpjegon gjithçka. Prandaj, Thaçi fliste për kompromis të dhimbshëm ende pa nisur bisedimet. Vuçiq ka kërkuar kështu. Ai don të shohë se çka jep Kosova jo vetëm fillimisht, por paraprakisht”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë