Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, nuk ka hezituar që në ditën e heshtjes zgjedhore të takohet me kryeministrin Kurti, duke bërë kështu edhe fushatë në ditën ku partive u ndalohet aktivitetet që kanë të bëjnë me fushatë elektorale, shkruan Gazeta Metro.
Këtë e bëri të ditur vetë Korenica përmes një postimi në Facebook, derisa lavdëroi kryeministrin për punët që ka bërë në krye të ekzekutivit.
Ai gjithashtu përmendi edhe zgjedhjet në këtë komunë që do mbahen nesër, derisa tha se bashkë me Kurtin shijuan bukurinë e vjeshtës rahoveciane.
‘’ Kryeministri Albin Kurti në Rahovec e ka konakun!
Kisha kënaqësië të pres në Rahovec me bartësin e listës, Leonard Morina – Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Së bashku shijuam bukurinë e vjeshtës rahoveciane para procesit vendimtar elektoral që mbahet të dielën.
Përgëzova kryeministrin për punën e shkëlqyer në qeverisjen e vendit, duke mbetur të përkushtuar në ç’rrënjosjen e krimit dhe korrupsionit, e të vendosur për ta zhvilluar vendin.
Faleminderit Kryeministër!’’, shkroi Korenica.
Por jo vetëm në Rahovec, Kurti sot u pa edhe në Prizren bashkë me eskortën e tij që bllokoi tërë komunikacionin, duke bërë kështu që kjo të cilësohet si shkelje e heshtjes zgjedhore./gazetametro.net