Loading…

Kurti vendos ta respektoj flamurin ‘lara-lara’: Merr pjesë në ndeshjen Kosovë-Greqi

  • 05/09/2021 | 21:02

Kurti vendos ta respektoj flamurin ‘lara-lara’: Merr pjesë në ndeshjen Kosovë-Greqi

Kryeministri Albin Kurti është parë në tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, gjatë ndeshjes Kosovë-Greqi e cila po luhet aktualisht, shkruan Gazeta Metro.


Përveç kryeministrit Kurti, pjesë po merr edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Kurti njihet për deklaratat e tij për flamurin ‘’lara-lara’’ që i referohej flamurit të Kosovës, derisa vazhdmisht ka shprehur përkrahjen për kombëtaren e Shqipërisë në futboll.

E për këtë është kritikuar duke thënë se ai tani është kryeministër i Kosovës e jo i ndonjë vendi tjetër.

Kosova është duke e zhvilluar ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katari 2022” kundër Greqisë në Prishtinë.

Ndeshja po zhvillohet në prani të rreth 500 tifozëve në “Fadil Vokrri”. Kosova vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Gjeorgjisë para tri ditësh në udhëtim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë