Loading…

Kurti ua arsyeton serbëve të Kosovës në gjuhën e tyre reciprocitetin për dokumente të idenfikimit dhe targa të automjeteve

  • 30/07/2022 | 09:21

Kurti ua arsyeton serbëve të Kosovës në gjuhën e tyre reciprocitetin për dokumente të idenfikimit dhe targa të automjeteve

Kryeministri, Albin Kurti ka publikuar një video ku në gjuhën serbe iu drejtohet qytetarëtve serb të Kosovës lidhur me vendimin e qeverisë për lëshimin e dokumenteve në hyrje-dalje në të gjitha pikat kufitare, për qytetarët serbë që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet serbe, shkruan Gazeta Metro.


Në po atë ditë, Kurti ka njoftuar se do të fillojë edhe procesi i regjistrimit të veturave që posedojnë targa ilegale të cilat do të kthehen në RKS.

Ai ka njoftuar se institucionet përgjegjëse kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore e logjistike dhe se zyrtarët shtetërorë do t’iu ndihmojnë serbëve të Kosovës ta fillojnë e zhvillojnë këtë proces.

“Në respektim të ligjeve të Republikës së Kosovës, nga e hëna më 1 gusht 2022, do të fillojë lëshimi i dokumentit hyrje-dalje në të gjitha pikat tona kufitare për qytetarët që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Në të njëjtën ditë, do të fillojë edhe procesi i regjistrimit të veturave që posedojnë targa ilegale të cilat do të kthehen në targa RKS. Institucionet bartëse të këtij procesi kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore dhe logjistike. Zyrtarët shtetërorë janë të përkushtuar që bashkarisht me ju, ta fillojnë dhe zhvillojnë këtë proces me sukses.”, ka shkruar Kurti.

Kurti iu ka thënë qytetarëve serbë të Kosovës ta kuptojnë këtë si përgjigje ndaj shkeljes së të drejtave të tyre.

“Nuk duam që këtë veprim ta kuptoni ndryshe, përveç si përgjigje ndaj shkeljeve të të drejtave, të drejtave tuaja, si nënshtetas të Kosovës. Obligimi i qeverisë është që të mbrojë të drejtat tuaja nga veprimet diskriminuese të cilat siç janë kërcënim ndaj shtetit, janë kërcënime ndaj gjithë neve, si shtetas të tij”, tha ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë