Loading…

Kurti tregon se a do të marrë masa ndaj ministrit Goran Rakic pas takimit të tij me Vucic

  • 22/03/2022 | 20:44

Kurti tregon se a do të marrë masa ndaj ministrit Goran Rakic pas takimit të tij me Vucic

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për takimin e sontëm të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic me udhëheqësit e Listës Serbe, duke e përmendur edhe ministrin e qeverisë së tij, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë takim siç u raportua, ishte edhe ministri i Qeverisë së tij, Goran Rakic.

E nga moderatori, Kurti është pyetur se a do të marrë masa ndaj Rakicit.

“Nuk është ai thelbi i çështjes. Do të ishte shpërqendruese të merremi me Rakiin”, tha kryeministri.

Kurti foli edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Kosova ka Kushtetutën dhe ligjet e saja. Ka qeverinë, Kuvendin dhe presidenten. Për të gjitha kërkesat e qytetarëve të Republikës, edhe kur ata janë serbë. Kur synojnë të mbajnë zgjedhje pa marrëveshje, kjo është shkelje e Kushtetutës. Ne nuk mund të dalim jashtë Kushtetutës e Ligjit dhe të shndërrohemi në spektator.”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë