Loading…

Kurti tregon pse nuk përdoret më gaz lotsjellës në Kuvend

  • 19/01/2017 | 21:21

Kurti tregon pse nuk përdoret më gaz lotsjellës në Kuvend

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në debatin që u zhvillua sonte në Kuvendin e Kosovës shpjegoi arsyet pse lëvizja e tij nuk përdor më gazin lotsjellës në Kuvend.

“Sepse ka vdekur “zajednica”. “Ne nuk hedhim gaz lotsjellës pa e sjell ju këtu ‘Zajednicën’ dhe ‘demarkacionin’”, tha Kurti.

Lidhur me arrestimin e aktivistëve të LVV-së, tha se ndaj Vetëvendosjes janë përdorur forcat policore, njësia më elite FIT.

“Mbaj mend si më arrestuan mua, me Njësi antiterror dhe më dërguan në burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc të Llapit dhe më liruan për tri javë e gjysmë. Si është e mundur kjo? Vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për asociacionin më liruan, menjëherë. Andaj, si mos të jetë kjo drejtësi e selektive”, ka thënë Kurti, përcjell ksp.

“Sulmet dhe vrasja e heroit Enver Zymberi, nuk janë quajtur sulme terroriste. Dy herë në dy dhomat e dëshmive në polici ka pasur vjedhje dhe asnjë herë nuk janë zbuluar rastet dhe s’është gjykuar askush”, tha Kurti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë