Loading…

Kurti tregon kur do të fillojë fushata me paratë e qytetarëve (Video)

  • 29/05/2017 | 19:55

Kurti tregon kur do të fillojë fushata me paratë e qytetarëve (Video)

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar se fushatën elektorale do ta nisin në qytetin e Gjilanit të mërkurën në orën 14:00.


Ai ka thënë se arsye se pse kanë zgjedhur Gjilanin për këtë është pasi rajoni i Anamoravës është prekur më së shumti nga decentralizimi etnik.

“Gjilani e Anamorava janë prej regjioneve të prekura më së shumti nga decentralizimi etnik. Ndaj dhe fushata jonë elektorale do të nisë me tubimin e madh në Gjilan, të mërkurën në orën 14:00”,
“Tash është momenti të punojmë për ndryshimin. Katër vjet këta nuk e pyesin popullin, e pyesin vetëm në një ditë, në ditën e zgjedhjeve. Le ta japim përgjigjen tonë atë ditë, që në 12 qershor të festojmë së bashku 12 vjetorin e VETËVENDOSJE!-s”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Gjithashtu Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka lansuar një video duke i kërkuar qytetarëve të kontribuojnë me mjete financiare, që ta përkrahin fushatën e tyre zgjedhore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë