Loading…

Kurti takon të dërguarin e Britanisë, i krekoset edhe atij për ‘zhvillimin ekonomik’

  • 05/07/2022 | 16:38

Kurti takon të dërguarin e Britanisë, i krekoset edhe atij për ‘zhvillimin ekonomik’

Kryeministri, Albin Kurti ka takuar sot emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, shkruan Gazeta Metro.


Takimi ka ndodhur në margjina të pjesëmarrjes në Tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga prestigjiozja britanike The Economist.

Tema kyçe e takimit ishin zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kurti ka njoftuar emisarin britanik për reformat e nisura, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, reformë në drejtësi dhe qeverisje të mirë.

Më poshtë njoftimi i plotë nga Zyra e Kryeministrit:

Në margjina të pjesëmarrjes në Tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga prestigjiozja britanike The Economist, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Zhvillimet në Kosovë në rajonin e Ballkanin Perëndimor ishin tema kyçe të takimit.

Kryeministri Kurti e njoftoi emisarin për reformat e nisura, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim ekonomik, reformë në drejtësi dhe qeverisje të mirë.

Duke vlerësuar lart marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Emisari Peach shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të sigurisë. Marrë për bazë përvojën e gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, emisari Peach shprehu vullnetin e tij për të ndihmuar në procesin e dialogut.

U bisedua lidhur me ndikimin e aktorëve të tretë, e në veçanti ndikimin rus në rajon dhe pasojat e mundshme të kësaj ndërhyrje përmes shpërndarjes së informatave të rrejshme.

Kryeministri Kurti dhe emisari Peach u dakorduan për intensifikim të përpjekjeve me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe integritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë